Marrëveshja IPA 2020 merr mbështetjen e Komisionit për Integrim, Kadriaj lëshon mbledhjen

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, fondet që i përfitojmë nga BE-ja janë 90.2 milionë euro, kurse që nga viti 2014 janë përfituar 645 milionë euro.

Përderisa ka sqaruar se veç në vitin 2018 nga mosplotësimi i kushteve janë humbur 43 milionë euro.

“Një pjesë e elementeve që kanë qenë të ratifikuara në Kuvend, ajo është veç ratifikuar me 8 tetor të 2020 ndërsa pjesa tjetër e IPA 2019 është ratifikuar në shtator. Fondet që i përfitojmë nga BE-ja janë 90.2 milionë euro, kjo shumë është ndarë ne pesë sektor, sundim të ligjit, mjedis, konkueshmëri, si dhe arsim, punësim e politika sociale”.

“Nga viti 2014 Kosova është dashtë të përfitojë 645 milionë euro, por që kjo shumë ka pësuar rënie, ku në 2018 janë humbur 43 milionë”.

Mirëpo pa raportuar Bislimi, deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit, e që për këtë ka reaguar deputetja e VV-së Arbëreshë Kryeziu.

Kadriaj, pas pesë minutash pasi ka filluar Komisioni ka lëshuar mbledhjen, derisa deputetja e VV-së Arbreshë Kryeziu ka kërkuar një pistë të re, raporton EO.

Ajo tha se është e papranueshme që deputetja Kadriaj të del nga mbledhja vetëm pesë minuta pas nënshkrimet në listë.

Të ngjashme