Marrëveshja për targat, reagon sekretari i AAK-së: Edhe t’fikun edhe t’koritun

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ia ka numëruar dëmet që janë shkaktuar nga kokëfortësia e kryeministrit Kurti brenda pak javëve.

Përmes një reagimi në Facebook, Nitaj ka thënë se arritja e marrëveshjes është e mirë se ardhur, por kjo po ndodh me shumë plagë.

“Mirë që u arrit marrëveshja, por përse me kaq shumë plagë?”, është shprehur Nitaj.

Reagimi i plotë:

Edhe “t’fikun edhe t’koritun”

Mire qe u arrit marreveshja, po perse me kaq shume plage?!

Dhe cka i solli Kosoves kokefortesia e nje kryeminiatrt vetem per pak  jave?

1. Acarimin e maredhenieve me ShBA;

2. Acarimin e  raporteve  me BE;

3. Pezullimin e  procesit te Liberalizimit te vizave;

4. Note negative per Kosoven te vleresuar si pale jobashkepunuese;

5. Zhvleresim te punes shumevjecare te integrimit te veriut te vendit;

5. Shtim te kerkesave  ndaj Kosoves, jo vec per targat por edhe per asociacionin;

6. Shpenzim te do pareve per zgjedhje ne veri;

7. Ngjizje te celulave antiperendimore…

…dhe te gjitha keto per cfare?

Qe t’i kapercejme gjithe keto deshtime si Kosove e te kthehemi edhe nje here ne piken fillestare te para pak javeve!

Kjo dmth edhe “te fikun edhe te koritun”!

Të ngjashme