Matoshi kërkon të themelohet njësia e policisë së gjelbër për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 15:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka informuar  kabinetin qeveritar lidhur me aksionin ta pastrojmë Kosovën.

Ai njoftoi se janë mbajtur 2 takime të task-forcës për mbrojtjen e mjedisit, derisa është themeluar edhe grupi teknik.

Ai  ka kërkuar që të themelohet njësia e policisë së gjelbër, e cila do të merrej me hedhjen e mbeturinave në vendet e palejuara.

“Ndërsa, do të kërkojë mirëkuptimin që pjesë e saj të jetë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për shkak të bashkëpunimit që do të kemi me komunat. Kërkoj që të themelohet njësia e policisë së gjelbër, sa i përket hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara”, tha Matoshi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme