Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskuton për caktimin e seancës së ardhshme

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të diskutuar rreth caktimit të seancës së ardhshme parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Në rendin e ditës ishin miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Pika tjera të rendit të ditës ishin edhe propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës:

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.     Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

7.     Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Lexo më shumë:

Të ngjashme