Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për seancën e re

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 07:15 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhjen e radhës ku pritet të caktohet data e seancës së re të legjislativit.

Seanca pritet të nisë në ora 14:00.

Në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Pika tjera të rendit të ditës janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme