Mblidhet Kryesia, shqyrtohen pikat e rendit të ditës

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 11:23 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje të martën ku janë shqyrtuar pikat për rend dite të seancës së radhës, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite për këtë mbledhje janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme, përgatitjet për seancë të re plenare dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme