Mbyllen votimet në Podujevë, dalja jo e kënaqshme

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 19:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbylljes së vendvotimeve në shkollën “Isa Boletini” ne Podujevë, menaxheri i kësaj shkolle Fehmi Zeqiri ka folur para medieve rreth procesit të votimit në këtë pikë, raporton Ekonomia Online.

Zeqiri tha se në përgjithësi ka pasur një proces të rregullt të votimit, ndërsa meritat për këtë ia dha edhe qytetarëve të Podujevës duke i cilësuar si të përgjegjshëm politikisht.

“Ne konsiderojmë, si qendra më e madhe e votimit, se kemi pasur një proces të rregullt të votimit. Qytetarët e Podujevës kanë votuar pa krijuar probleme”.

I pyetur për parregullsitë, ai u shpreh se ka pasur një të tillë ku një qytetar ka fotografuar votën e tij, raporton EO.

“Kemi pasë një situatë ku një qytetar ka bërë fotografi gjatë procesit të votimit. Policia po merret me të”, u shpreh Zeqiri.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje pritet të jetë e ultë. Zeqiri ka thënë se deri në orën 17:00 në këtë qendër votimi kanë votuar rreth 4 mijë qytetarë, apo 30.4%.

“Do t’i marrim rezultatet për disa minuta. Në orën 17:00 dalja ka qenë jo e kënaqshme, mbi 30%”.

No description available.

Të ngjashme