Mediat serbe: Ndërpritet për pesë muaj dialogu Kosovë-Serbi

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 12:31 | Nga

Takimi i sotëm në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherini tashmë ka përfunduar.

Ndërkohë sipas medieve serbe pritet që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të pushojë për pesë muaj.

Duke iu referuar burimeve të tyre brenda takimit, mediat serbe kanë bërë të ditur se takimi i sotëm joformal ka pasur për qëllim ndërprerjen e dialogut në “pushim” prej pesë muajve.

E një deklaratë të ngjashme e ka bërë edhe vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit i cili ka thënë se nevojiten disa muaj për përgatitje të vazhdimit të dialogut.

Raundi i fundit i dialogut në mes të dy shteteve u mbajt me datën 1 shkurt në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme