Mehaj dhe Mitsunori bisedojnë për bashkëpunim Kosovë-Japoni në fushën e mbrojtjes

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se Mitsunori e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes.

Ministri Mehaj theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit.

Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme