Menduh Abazi aderon në PDK, Hoxhaj: Lista jonë fituese e Rimëkëmbjes, do ta kthejë dinjitetin e vendit

????????????????????????????????????
Prishtinë | 17 Jan 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për aderimin e Menduh Abazit në PDK.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është i lumtur që në mesin e ekipit të Rimëkëmbjes, u bashkua edhe Menduh Abazi.

“I lumtur që në mesin e ekipit fitues të Rimëkëmbjes u bashkua me ne edhe Menduh Abazi, ish gazetar shumëvjeçar dhe profesionist. Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme