Ministri Anton Quni priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim, për herë të parë që nga emërimi në detyrë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës  Christian Heldt.

Fillimisht, ministri Quni shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt duke i uruar detyrën ministrit Anton Qunit, konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme