Ministri i Jashtëm i Maltës thotë se disa vende të BE-së për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Jashtëm i Maltës, Karmelo Abela është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai në konferencë të përbashkët për media me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka vende brenda Bashkimit Evropian që po refuzojnë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën për arsye politike.

Ablea poashtu ka thënë se do ta përkrahin Kosovën për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare, si Interpol dhe UNESCO, por edhe të tjera.

Ministri maltez ka theksuar se në Kosovë duhet të hapen më shumë shkolla të gjuhës angleze dhe se biznesmenët maltez do të investojnë këtu.

“Vizita jonë këtu është për të dëshmuar përkrahjen e punës që po e bënë Kosova”.

“Siç e thash ne do të vazhdojmë ti japim përkrahje Kosovës edhe për aplikim për anëtarësim në organizata si Interpol e UNESCO”.

“Ne do mbështesim liberalizimin e vizave, por ka edhe kritere. Ju lutem që edhe deputetët kanë votuar në Parlamentin Evropian në favor të kësaj”.

“Disa shtet për arseje politike po kundërshtojnë liberalizimin. Ne do të mbështesim Kosovën, dhe është përfituese për gjeneratën e re, por edhe për tregti edhe për stabilitetin e rajonit”.

Kur foli për taksën tha se ata ndjekin qëndrimin e BE-së, për taksën 100% ndaj Serbisë.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka çfarë të japë në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kryediplomati kosovar, në konferencën e përbashkët me homologun nga Malta, ka folur edhe për tarifën 100% ndaj Serbisë.

“Për taksën duhet të ulemi të flasim, pastaj të hiqet”, është shprehur Pacolli

Pacollit ende nuk i është kthyer një letër prej Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se Malta ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në rrugën e saj integruese, duke qenë zë i fuqishëm në të gjitha takimet e rëndësime.

“Për ne Malta mbetet partner. Kosova sot luan një rol të rëndësishëm në rajon deh është faktor paqeje. Kosova di ti respektojë  miqtë e vet”.

Të ngjashme