Ministri serb: Marrëveshja do ta përparojë rajonin ekonomikisht

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

“Ne kemi një marrëveshje në dorë, e cila na jep mundësinë që i gjithë rajoni të përparojë edhe më shumë ekonomikisht”, tha Ministri i Financave të Serbisë Sinisha Mali nga Washingtoni pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Sot, ne nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme që do të kontribuojë në integrimin edhe më të shpejtë dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit. Ne morëm maksimumin e mundshëm, veçanërisht për çështje që janë të rëndësishme për standardin e jetesës së qytetarëve që jetojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Mali në një deklaratë telefonike për Tanjug.

Të ngjashme