Ministri Veliu pranoi donacion nga ambasada e ShBA-së

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i  Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, priti në takim znj.KimberlyRiffe, atashe e ICITAP-it dhe z.ShawnWaddoups, Drejtor iByrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Me këtë rast, u bë e ditur se Ambasada e SHBA-ve, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka transferuar automjetet dhe pajisjet e tjera të përdorura (USDOJ-ICITAP) tek agjencitë ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan se transferimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të tjera në MPB është ndihmesë për përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës, duke mundësuar përfundimin më efikas të punëve të përditshme.

Ministri Veliu falënderoi Ambasadën e SHBA-vepër përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit duke biseduar edhe çështjet e tjera me rëndësi për punën dhe menaxhimin e suksesshëm të MPB-së.

Të ngjashme