Ministri Veliu vizitoi komunën e Gjilanit

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, sot ka vizituar komunën e Gjilanit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Lutfi Haziri.

Temë kryesore në këtë vizitë ishte menaxhimi i situatës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19 nëkëtë komunë.

Më këtë rast, ministri Veliu u shpreh i kënaqur dhe përgëzoi kryetarin Haziri dhe Shtabin Emergjent të Gjilanit për menaxhimin e suksesshëm të kësaj situate të rënduar tash e sa muaj.

Gjatë kësaj vizite Ministri Veliu shprehi ngushëllimet e tij të gjitha familjeve tëkësaj komune, të cilët kanë humbur anëtarët e tyre si pasojë e infektimit me COVID-19.

Tema të tjera që u diskutuan në këtë takim ishin edhe çështja e menaxhimit të emergjencave, reformave në administratën publike dhe çështja e stacionit rajonal të Policisë në Gjilan.

“Ne u dakorduam që sa më shpejt Stacionit të Policisë në Gjilan të iu sigurohen hapësirat e nevojshme për punë dhe besoj se me parashikimet e buxhetit për vitin e ardhshëm, kjo çështje do të rregullohet”, theksoi ministri Veliu.

Të ngjashme