Mosfunksionalizimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, shkelje e të drejtave të punëtorëve

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka kërkuar që në Pakon Emergjente të futen edhe punëtorët e shërbimeve sociale dhe të funksionalizohet  Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil, raporton Ekonomia Onlline.

Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që kjo çështje të futet në seancën e parë.

“Kemi lëndë që presin për tu zgjidhur. Ankesa të ndryshme rreth konkursit  i cili konkurs si institucion në vete po shkilet në  të gjitha anët dhe shërbyesit civil nuk kanë kujt t’i ankohen. Paramendoni nëse këto lëndë kalon  në Gjykatën Themelore për tu zgjidhur procedurat shkojnë deri në tri vite. Nuk funksionon Këshilli dhe kërkoj publikisht nga kryetarja e Kuvendit  që në seancën e parë ta ketë parasysh funksionalizimi, emërimin e anëtarëve të ri të Këshilli Mbikëqyrës, sepse me këtë mosfunksionalikm Kuvendi i Kosovës po e legalizon shkeljen e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Zymberi.

Ai po ashtu ka kërkuar futjen në Pakon Emergjente të punëtorëve të shërbimeve sociale.

“Kam kërkesë të vazhdueshme nga shërbimet sociale. Të gjitha kanë qenë konstant gjatë gjithë kohës dhe vendimi i qeverisë nuk kanë marrë pare. Shërbime e tjera kanë marrë pare edhe kur kanë qenë në pushim ose nuk kanë qenë në ndërrim.  Punëtorët social janë të indinjuar sepse në këtë situatë kanë dhënë kontribut maksimal”, tha ai.

Të ngjashme