MPJ-ja do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese nëse nuk dekreton kthimin e ambasadorëve

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Me shumë bujë u bë publike propozimi për kthimin e 7 ambasadorëve politikë nga misionet diplomatike, por ky proces është bllokuar.

Ministria e Jashtme që udhëhiqet nga Glauk Konjufca, thotë se presidenti Hashim Thaçi qëllimshëm po pengon kthimin e ambasadorëve me mandat të skaduar, raporton KOHA.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në adresë të Zyrës së Presidentit për të marrë qëndrimin e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

Kështu, Qeveria e Presidenca mund të kenë një tjetër përballje në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo ngase MPJD-ja paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese presidentin, nëse ai nuk e dekreton kthimin e ambasadorëve.

Por, paraprakisht nga MPJD-ja thonë se do t’i dërgojnë një tjetër letër rikujtuese për dekretimin e tyre.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, vlerëson se ky proces është duke u shfrytëzuar për betejë politike, e jo për respektim të ligjit.

Më 3 mars, Ministria e Jashtme ka njoftuar se janë propozuar për t’u larguar nga misionet diplomatike ambasadorët politikë që iu ka përfunduar mandati 4-vjeçar, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Të ngjashme