Muharremaj i AAK-së: Nuk do të heqim dorë nga posti i presidentit

Suharekë | 03 Mar 2021 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur sa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit. Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharremaj ka thënë se çfarëdo vendime që do të marrin Këshilli Drejtues dhe Grupi Parlamentar për këtë çështje do të pajtohen.

“Çështja e presidentit ështe çështje e Grupit Parlamentar dhe çështje e Këshillit Drejtues të partisë dhe qysh vendos Këshilli Drejtues ne pajtohemi”, tha ai.

Tutje, Muharremaj tha se nuk kanë hequr dorë nga presidenti.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga presidenca. Kemi drejtë si çdo Grup Parlamentar ka drejtë me konkurruar edhe ne si Grup Parlamentar konkurrojmë̈ për kryetar të shtetit. Unë besoj që përderisa nuk merren vesh partitë politike do të ta kenë të vështirë ta zgjedhin Qeverinë dhe presidentin”, shtoi ai.

Sipas tij, fokusi kryesor i AAK-së është interesi i qytetarëve. Ai është i bindur se në zgjedhjet lokale do të jetë sërish kryetar i Suharekës.

“AAK ka dëshirë ta çoj vendin përpara sepse i shikojnë interesat e shtetit dhe çdo herë do të jenë për interesat e shumicës së qytetarëve. Unë besoj se do të jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe do të kemi 9 deputet. Unë do të kandidojë dhe do të zgjidhem edhe një mandat kryetar i komunës së Suharekës”, u shpreh Muharremaj.

AAK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte garuar me kryetarin e saj si kandidat për president. Por partia e Ramush Haradinajt në këto zgjedhje mori mbi 7 për qind të votave, bazuar në rezultatet preliminare.

Lexo më shumë:

Të ngjashme