Muja: Nisma edhe zyrtarisht nuk e kalon pragun

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Janë numëruar votat e diasporës dhe pas këtyre rezultateve, Armend Muja ka thënë se Nisma është përfundimisht jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, ku NISMA ka marrë 187 vota, nga 4451 sa janë gjithsej.

E njohësi i zgjedhjeve dhe analisti, Armend Muja, ka thënë se NISMA edhe zyrtarisht nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, Nisma perfundimisht jashte Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, ka shkruar Muja në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme