Murati kërkon nga secila Qeveri në Kosovë të fut në bisedime me Serbinë çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati vazhdon të insistoj që pjesë e bisedimeve me Serbinë të jetë edhe tema e shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Murati e ka quajtur edhe këtë qeveri si proponente e status-quos së zgjedhjeve të guximshme.

“Kosova (përkatësisht kushdo që është në qeveri), duhet të dal nga rrethi vicioz i bisedimeve me Serbinë, vetëm për çështjet e Kosovës, të pozitës së tyre në veri apo për vendimet legjitimet të qeverisë së saj. Rruga e vetme për të dal nga ky rreth vicioz është që të shtrohet çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindore, duke u bazuar në parimin e reciprocitetit. Po ashtu marrja me çështje parciale në dialog, apo kinse zgjidhja e tyre, ka qenë rrugë e gabuar që prej vitit 2011 e deri më sot. Me Serbinë duhet shtruar me guxim zgjidhja e problemit politik në mes të dy vendeve. Po për këtë duhet goxha guxim politik e vizion për të ardhmen. Nuk ka zgjidhje populliste në këtë drejtim. Por ka zgjidhje që na e hapin rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Fatkeqësisht edhe kjo qeveri është më shumë proponente e status-quos se e zgjidhjeve të guximshme. Qofsha i gabuar”, ka shkruar Murati në postim.

Të ngjashme