Murtezaj e përfshinë Kryeministrin në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve dhe punësimeve familjare

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 16:12 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, e ka akuzuar kryeministrin Hoti për nepotizëm në kohën sa ka qenë ministër i Financave në Qeverinë Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Hoti ka lejuar të abuzohet me detyrën zyrtare kur ka lejuar të punësohen njerëz partiak dhe familjar në ATK.

“Fatkeqësisht nuk ka aktakuza për këto raste. Kanë marrë fëmije të prokurorëve në punë, fëmijët e deputetëve, fëmijët e gazetarit etj.”, ka thënë Murtezaj, duke thënë se e gjithë kjo është bërë për të fshehur krimin e organizuar.

“Kryeministri e di, i di edhe familjarët e tij të punësuar në Ministri”, ka shtuar ai.

Murtezaj ka thënë se në vitin 2016, 7200 biznese kanë realizuar mbi 3.5 miliardë euro, ndërsa nuk kanë paguar tatim.

“Ndërsa kemi pasur një dyshim për një rrjet kriminal me miliona euro në periudhën 2016-2018  nën dijeninë e ish-drejtorit. Kjo është adresuar nga ana ime me ardhjen në detyrë tek organet e drejtësisë. Me drejtorin operacional kemi identifikuar se kemi mbi 7200 biznese që për tri vite kanë realizu mbi 3.5 miliardë euro me 0 tatim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shumë punëtorë në ATK e meritojnë të jenë në këtë institucion por sipas tij shumë të tjerë vendin e kanë në burg.

“Si rezultat i të gjitha të këqijave dhe luftimit tim me to sigurisht jam bërë pengesë që kryeministri ta merr këtë vendim në mes të natës. Kështu që ftoj organet e drejtësisë që të vazhdojë proceduart deri në fund ndaj zyrtarëve të ATK-së. Poashtu ka staf që brenda ATK së që janë te mrekullueshëm ka edhe të tjerë që e kanë vendin në burg”

Të ngjashme