Musliu: Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë këmbëngulëse me Serbinë për Luginën e Preshevës

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 08:01 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë kanë krijuar kuvendin e përbashkët e komunave shqiptare në Luginë.

Por sipas tij, shtetet shqiptare duhet të jenë më këmbëngulëse për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raport me Serbinë.

“Neve e kemi shpallë se në kuadër të komunave e kemi kuvendin e përbashkët dhe kemi shpallur bashkimin e komunave shqiptare atje si reciprocitet. Duhet të jetë edhe Shqipëria edhe Kosova më këmbëngulëse në raport me Serbinë. Duhet treguar edhe dhëmbët Beogradit, nuk është Serbia demokratike”, tha Musliu në “Politikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme