Mustafa: Brenda muajit do ta procedojmë Demarkacionin në Kuvend

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 14:34 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se brenda muajit do ta procedojnë Demarkacionin në Kuvend.

Ai tha se ky është obligim që duhet ta kryejnë herët apo vonë, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë vizitës që u bëri disa bizneseve vendëse.

Kryeministri i Kosovës i është kundërpërgjigjur iniciativës së paralajmëruar nga Nisma për Kosovën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë.

Mustafa ka thënë se është punë e opozitës të kërkojë qoftë mocion mosbesimi, qoftë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se qeveria që ai udhëheq, do të vazhdojë me planin e saj që si synim, sipas tij, ka krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është punë e opozitës me kërkua zgjedhje dhe me ngrit mocione. Unë e respektoj punën e opozitës por ma shumë e respektoj punën tonë që të krijojmë perspektiv dhe vende të reja pune”, tha ai.

Të ngjashme