Mustafa: Demarkacionin e tërhoqa për shkak të kërcënimeve

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 10:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka sqaruar arsyen e largimit të ligjit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se kishte kërcënime individuale nga më të ndryshme te deputetët që ky ligj të mos votohet, duke mos dhënë sqarime më shumë se nga kush kanë ardhur ato kërcënime.

“Arsyeja e largimit të Ligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ishte se ka pasur shumë kërcënime nga më të ndryshme, dhe kam kërkuar që të largohet”.

“Unë nuk iu kam adresuar asnjë subjekti politik në mënyrë të veçantë për kushtëzime. Kushtëzime s’do të pranojmë nga askush. Ajo që tani konsideroj që duhet ta bëjmë, është të zhvillojmë konsulta me të gjithë aktorët”, ka thënë kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

“Flitet për investimet e viteve të 70-ta në ato pronat, do të bisedojë me AKP-në rreth kësaj çështje për të parë se a ka pasur prona në Malin e Zi, dhe se kur ne i përballojmë faktet nuk do të kemi asnjë problem që të kryhet kjo çështje”, ka shtuar ai.

Mustafa tha se çështja e demarkacionit dhe e liberalizimit të vizave nuk është çështje vetëm e një subjekti politik, por e gjithë Kosovës. Ai ka deklaruar se mirëpresin vendimin e Parlamentit Evropian për raportin për vizat.

“Çështja tani mbetet tek ne. Ne nuk mund ta fajësojmë më askënd për mosliberalizim. Mbetët që vendimin ta marrim ne me ratifikimin e demarkacionit. Do të punojmë dhe me opozitën. Do të takohemi me të gjithë ata që kanë vullnet të takohemi. Para procedimit do të dëshiroja të punojmë që çdo gjë ta argumentojmë”, ka deklaruar i pari i Qeverisë.

Kryeministri Mustafa në mbledhjen e qeverisë tha se të gjitha provat dhe argumentet rreth demarkacionit do të shqyrtohen me përpikëri.

Të ngjashme