Mustafa e quan “veprim të ultë” hyrjen ilegale të Gjuriqit

Ferizaj | 16 Dhj 2016 | 19:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur “veprime të ulëta” vizitat e shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pa leje të institucioneve të Kosovës.

Mustafa tha se nuk hyhet në një shtet në mënyrë ilegale.

“Më pengon pak, të merremi ne tani me Gjuriqin në këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Andaj, për neve totalisht është i parëndësishëm. Ndërsa veprimet e tij janë veprime shumë të ulëta, sepse nuk hyhet në një vend në mënyrë ilegale. Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që mos të lejoj më sjellje të tilla”, tha Mustafa, i pyetur nga gazetarët, gjatë hapjes së Qendrës Tregtare “Elkos” në Ferizaj.

Mediet kanë raportuar se Qeveria e Kosovës i ka dërguar një notë proteste Bashkimit Evropian për thyerjen e marrëveshjeve nga Serbia për vizitat e zyrtarëve të vendeve respektive.

Lexo më shumë:

Të ngjashme