Mustafa: Është koha që institucionet të komunikojnë parreshtur mes vete

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se situata e krijuar pas koronavirusit duhet të menaxhohet maksimalisht nga të gjithë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se është koha që institucionet e Kosovës parreshtur duhet të komunikojnë mes vete – kështu duke iu referuar Presidentit, Parlamentit dhe Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!
Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll. IM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme