Mustafa ia kthen letrën Thaçit: Shumë shpejtë do ta dërgojmë emrin e kandidatit për kryeministër

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se ka pranuar sot letrën e dytë nga Presidenti Hashim Thaçi, për formimin e Qeverisë së re.

Mustafa ka treguar se ia ka kthyer letrën Presidentit Thaçi dhe i ka treguar se janë duke angazhuar për të krijuar shumicën parlamentare dhe shumë shpejtë do ta propozojnë emrin e kandidatit për kryeministër të Kosovës.

Komunikata e plotë nga LDK:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së…

Gepostet von Lidhja Demokratike e Kosovës am Mittwoch, 29. April 2020

Të ngjashme