Mustafa: Këtë javë procedohet demarkacioni

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 11:47 | Nga

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se Marrëveshja e Demarakcionit me Malin e Zi pritet që këtyre ditëve të dërgohet në Kuvend.

“Këtë javë do të jetë raporti i Komisionit për Demarkacion”, kështu deklaroi Mustafa pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndryshe, kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar se votimi i demarkacionit do t’i hap rrugës vendit që t’i hiqen vizat. Madje, për këtë ai ka marrë garanci edhe nga Bashkimi Evropian dhe ndërkombëtarët.

“E kemi shansin e fundit e cila shans tani matet me muaj, me marsin eventualisht prillin, më vonë do ta kemi vështirë që këtë vit të realizojmë këtë të drejtë sepse disa vende të BE-së janë hy në zgjedhje dhe nuk merren më me Kosovën, do të thotë do të merren me punët e tyre të brendshme”, kishte deklaruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme