Mustafa pret në takim presidentin shqiptar Ilir Meta

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 11:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim presidentin shqiptar Ilir Meta. Pas takimit nuk ka pasur prononcim për media.

Meta po qëndron në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi. Ai dje është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral me presidentin Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Meta pas takimit me Thaçi ka shprehur keqardhjen që Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend të rajon, banorët e të cilit nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Schenge.

Thaçi ka pasur një kërkesë për të, që kosovarëve të ju mundësohet lëvizja e lirë, këtë të fundit të marrin nënshtetësi shqiptare.

Ndonëse thënë se e mirëpret një kërkesë të tillë, Meta u shpreh se kjo nuk është zgjidhja adekuatet në këtë moment.

Presidentit shqiptar ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj e kreun e Kuvendit, Kadri Veselin.

Ai dhe do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz.

Lexo më shumë:

Të ngjashme