Mustafa: Serbia së pari duhet t’i njohë kufijtë e Kosovës, pastaj flasim për korrigjim

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 20:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes dyorëshe të kryesisë së kësaj partie, tregoi se në këtë mbledhje kanë biseduar për temat aktuale në vend, derisa theksoi që çështja e dialogut duhet të jetë rezultat i të gjitha partive.

“Po mendojmë t’i orientojmë politikat tona në disa fusha të rëndësishme. Është problemi i qeverisjes së vendit dhe cilësia e kësaj qeverisje, është dialogu me Serbinë. Janë çështjet e tjera që kemi diskutuar sot edhe për shndërrimin e Forcave të Kosovës në ushtri, por edhe për kujdesin e LDK-së për cilësinë e jetës së qytetarit”.

Mustafa ritheksoi qëndrimin e LDK-së për procesin e dialogut, duke thënë se kjo parti e përkrah dialogun si proces, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi dhënë qëndrimet tona disa herë sa i përket procesit të dialogut. E kemi përsëritur se LDK-ja konsideron se të gjitha çështjet me Serbinë duhet të zgjidhen përmes procesit të dialogut. Ne e kemi përkrah dialogun si proces, por konsiderojmë se çështjet që po tentohen të dialogohen kohëve të fundit kërkojnë kohë dhe pajtueshmëri të gjerë të të gjitha subjekeve politike në vend, dhe gjitha shtresave”.

“Çështja e dialogut nuk është çështje emergjente që duhet të kryhet për disa muaj, por duhet të ulen të gjitha institucionet dhe të tregojnë cilat janë synimet. Pastaj të kemi institucione legjitime që dalin nga zgjedhjet e lira. Dialogun nuk mund ta zgjedhë as pozita e as opozita. Ne nuk i ikim përgjegjësisë tonë për dialogun”.

Lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri, Mustafa tha se LDK-ja do ta përkrahë këtë, kurdo që arrin në kuvend, raporton EO.

“Ne kemi insistuar që transformimi të bëhet në pajtim me NATO-n. Ne shpresojmë që qeveria aktuale i ka kryer konsultat me NATO-n. Në momentin që vjen në votim Ligji për transformim, ne do ta përkrahim sepse konsiderojmë që Kosova duhet të ketë këto forca”.

Lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve, Mustafa bëri të ditur se LDK-ja është kundër, për shkak se, sipas tij, nuk është e definuar se cilët kufij do të korrigjohen.

“Ne jemi kundër korrigjimit të kufijve, sepse nuk është as e definuar se cilët kufij do të korrigjohen. Le të na pranojë Serbia shtet me këta kufij, dhe më vonë mund të flasim për korrigjime që neve na konvenojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi interes për qytetarët e Preshevës. Ne do t’i përkrahim, mirëpo këtë kohë do të flasim për Kosovën”.

Lidhur me debatet mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, ai tha se nuk janë shumë të rëndësishme, derisa tha se ende nuk është koha për protesta, raporton EO.

“Ne kemi relacione të llojllojshme, mirëpo këto debate nuk kanë ndonjë rëndësi, sepse ne ju lëmë hapësirë për të debatuar. Nuk konsiderojmë që duhet të dalim në rrugë për të protestuar për këto çështje”.

Image may contain: 6 people, people smiling, indoor

Të ngjashme