Mustafa takohet me ambasadorin amerikan, dy ditë pasi u rizgjodh kryetar i LDK-së

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 11:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është takuar me kreun e rizgjedhur të LDK-së, Isa Mustafa, në zyrën e këtij të fundit, raporton Ekonomia Online.

Takimi ka qenë i mbyllur për medie dhe nuk janë bërë të ditura temat e takimit. Situata politike në vend ka vënë në lëvizje edhe ambasadorët të cilët po kërkojnë një zgjidhje që të shmanget vakumi institucional.

Përderisa LDK-ja në Kuvendin e nëntë zgjedhor të shtunën ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për udhëheqjen e partisë.

Të ngjashme