Mustafa takohet me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar,  Avdullah Hoti dhe anëtaren e kryesisë Vlora Dumoshi kanë pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë,  Christian Heldt.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryetari Mustafa falenderoi ambasadorin Heldt për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për situatën aktuale politike, qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me rëndësi, dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve të rëndësishme për Kosovën në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.

Ambasadori Christian Heldt e falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme