Mustafa uron Amerikën në përvjetorin e 141-të

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 16:40 | Nga

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shënimin e 141 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, shkruan EkonomiaOnline.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj u janë mirënjohës SHBA-së për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin.
4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.
Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë.
Zoti e Bekoftë Amerikën!
God Bless America!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme