“Na krypët”, PSD-ja vendos thasë me kripë në prag të Qeverisë

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët e kësaj partie kanë dërguar para Qeverisë një shportë me thasë me kripë.

Këta thasë 5 kilogramësh ata i kanë vendosur në prag të derës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Nol Nushi nga PSD tha se Qeveria i ka krypur çdo ditë për punësimet familjare, tenderomaninë, negociatat me Serbinë, zhvillimin ekonomik, ikjen qytetarëve jashtë vendit, luftën ndaj oligarkëve e në çdo diskurs tjetër publik të tyre

“Jemi dëshmitar të rritjes drastike të çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve bazike të konsumit. Por, është një produkt që nuk është shtrenjtuar ende: kripa. Ekziston një arsye pse kripës në Kosovë nuk i luan çmimi; praktikisht, objekti i qeverisë është shndërruar në fabrikë të prodhimit të saj. Kryeministri e qeveria po na krypin çdo ditë. Na kanë krypur para zgjedhjeve, gjatë fushatës e pas zgjedhjeve. Na kanë krypur për punësimet familjare, tenderomaninë, negociatat me Serbinë, zhvillimin ekonomik, ikjen qytetarëve jashtë vendit, luftën ndaj oligarkëve e në çdo diskurs tjetër publik të tyre”.

“Kjo është një krizë botërore, por secili shtet ka zgjedhur politika që ta zbus ndikimin e saj te ekonomia e vendit. Qeveria jonë po vepron vetëm pas reagimeve të qytetarëve. Ajo po i lëvizë këmbët sipas opinionit publik, pra nga presioni. Nuk ka parandalim, nuk ka ndërhyrje cilësore. Ka sanime dhe ato si mos më keq.

Prandaj, siç dha direktiva Kurti, që qytetarët ta kthejnë në furra miellin e blerë me tepricë, edhe ne sot i dërguam kripën që Kurti e ka shpërndarë deri tash”.

Ndërkaq thirrja e tyre në këtë aktivitet ishte që Qeveria duhet të ndërhyrë urgjentisht, raporton EO.

“Në këso kriza dallohen pushtet. Këtu shihet nëse shteti është në anën e qytetarëve apo kompanive, të atyre që kanë shumë apo të atyre që kanë pak. Nuk ka nevojë për shumë shpjegim që ta kuptojmë se në cilën anë është kjo qeveri.

Thirrja jonë është e qartë; qeveria duhet të ndërhyrë urgjentisht. Sa më vonë që ka veprim, aq shumë dëm po mbajnë mbi supet e tyre qytetarët që kanë pak”.


Të ngjashme