Nagavci: Dje ditë e rëndë për Kosovën, po tentohet të ndryshohet historia

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci thotë se arrestimi dhe dërgimi në Hagë e disa prej krerëve të UÇK’së bëri që dita e djeshme të ishte e rëndë për Kosovën.

“Dje ishte një ditë e rëndë për Kosovën dhe titujt që u shfaqën edhe në mediat ndërkombëtare e shpërfaqën atë që ishte brenda jonë që para pesë vitesh”, tha Nagavci për OraNews.

Anëtarja e nga Lëvizjes Vetëvendosje thotë se po tentohet të ndryshohet historia me aktakuza të shkruara nga Serbia.

“Është përpjekje për të ndryshuar historinë dhe kjo është edhe si rezultat i dështimit të institucioneve tona që të ketë një trajtim dinjitoz në radhë të parë për viktimat, familjet e tyre, por edhe në drejtim të forcimit të institucioneve të drejtësisë të cilat do të mund të jepnin përgjigje për çdo dilemë eventuale”, tha ajo.

Të ngjashme