Ndërpritet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit – “Pati mësymje dhe sharje” ndërmjet Arben Gashit dhe shefit të stafit të kryeparlamentarit

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 11:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhja e Kryesisë nuk do të mbahet, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka kërcënuar stafin e tij, raporton Ekonomia Online.

Konjufca, në një deklarim para gazetarëve, tha se ndaj Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, pati “mësymje për sulm fizike” dhe sharje.

“Pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend këtu”, tha Konjufca.

“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare”, tha kryetari i Kuvendit.

Incidenti ka ardhur pasi ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve.

Të ngjashme