Në QNR pranimi i materialit po shkon pa probleme, numërimi i votave me kusht e postë ditëve të ardhshme

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit të votave po vazhdon procesi i numërimit për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Deri më të tani nuk ka pasur probleme dhe procesi po ecën shumë mirë.

Aty është duke arritur materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës, dhe deri në fund të ditës pritet që i gjithë ai material të arrij në këtë qendër.

Në disa prej qyteteve tashmë ka përfunduar numërimi, ndërsa kanë mbetur edhe disa sosh.

Valmir Elezi nga KQZ-ja tha për Ekonomia Online se janë duke pranuar materialin e ndjeshëm dhe se deri tani nuk ka asnjë problem.

“Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve jemi duke pranuar materialin e ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës, disa prej komunave vetëm e kanë dorëzuar këtë material ndërkaq jemi në proces të pranimit të materialit edhe nga komunat e tjera. Besojmë se deri në fund të ditës do të arrijmë që të pranojmë të gjithë materialin nga të gjitha komunat”, tha ai për Ekonomia Online.

” Sa i përket votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të diasporës do të na duhet kohë disa ditë për të filluar numërimin e tyre ngase varemi nga puna dhe dinamika që po bëhet këtu, ne po bëjmë përpjekje maksimale që të kryhen sa më shpejt. Sa i përket votave nga jashtë vendi, mund të konfirmojë se gjatë periudhës së votimeve përmes postës kemi pranuar rreth 16 mijë pako, por vetëm pas verifikimit dhe shqyrtimit të tyre ne mund të dimë sa është numri i fletëvotimeve, sa janë të aprovuara dhe sa të refuzuara”.

Sipas Elezit aktualisht KQZ-ja nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, apo sa është numri i votave me kusht, por që sipas tij këto të dhëna do bëhen të ditura pasi të mbaroj procedura e pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat votuese në Kosovë.

“Lidhur me votat e personave me nevoja të veçanta janë rreth 2 mijë e 790 persona që janë regjistruar për të votuar përmes ekipeve mobile, pro vetëm pasi ta pranojmë materialin zgjedhor ne do të kemi të dhënat e sakta”, tha ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme