Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Hanit të Elezit dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Ferizaj

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, së bashku me Udhëheqësen e Zyrës së Personelit, Ajete Berisha Duraj, pritën në takim Agron Bajraktarin, Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Armend Hysa, Sektretar i Përgjithshëm i UShAF.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” nga komuna e Hanit të Elezit, ku sipas tyre qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Komunës Hani i Elezit dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Ferizaj për interesin reciprok

“Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Komunës Hani i Elezit dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Ferizaj për interesin reciprok. Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të mundësojë që UShAF të ofrojë listën e stafit akademik dhe profesional, me qëllim që komuna jonë të evidentojë ekspertin/en adekuat/e, që do të jetë pjesë e Komisionit për pranim në Shërbimin Civil”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme