Nesër protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, organizatorët i quajnë shqetësuese deklaratat e Kurtit

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i qytetarëve do të protestojnë nesër kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Organizatori Dibran Hoxha nga shoqëria civile tha se propozimi për vendosjen e bllok tarifës për qytetarët do t’i pasurojnë bizneset.

“Vendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 KË/h. Kjo do të thotë që nëse një familje e ka paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re ata do ta paguajë rreth 108 euro për energji elektrike. Përveç që i palogjikshëm ky propozim di t’i pasurojë edhe më tej bizneset në kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Sipas propozimit çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare, kjo i bie që një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo mbijetesën paguan edhe për bizneset që synim kanë qarkullimin e fitimin”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur edhe për deklaratat e kryeministrit Kurt në Kuvend, teksa i quajti ofenduese për qytetarët.

“Kryeministri Kurti dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka thënë se qytetarët mund edhe të shantazhojnë edhe të fantazojnë për mos shtrenjtim apo mos subvencionim të energjisë, po vet kryeministri a kishte fantazuar kur thoshte se ne synojmë uljen e çmimit të energjisë, madje thoshte se do e nacionalizojmë këtë kompani posa të vijmë në pushtet”, tha ai.

Të ngjashme