Nis takimi i ekipit negociator, diskutohen detajet e fundit të platformës

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 13:22 | Nga Besjaana Bajrami

Ka nisur të mbahet takimi mes ekipit negociator ku do të diktohet rreth platformës për dialogun me Serbinë.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura tek Zyra e Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurse paradite ekipi është takuar me krerët shtetërorë. Bashkënegociatori i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti, pas takimit me krerët shtetëror, tha se në platformë nuk përfshihet korrigjimi i kufijve.

“Ishin dy tema, kryetari ika thirr në takim krerët dhe ekipin ku janë diskutuar çështjet përfundimtare për platformën dhe letra e Amerikës”.

“Pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. Nuk pati ndonjë diskutim kështu që të ketë mospajtime”, tha Ahmeti.

“Nuk ka befasi, mbesim besnik ndaj kushtetutës ashtu siç është. Jo nuk përfshihet korrigjimi i kufijve absolutisht jo. Nuk jemi të fortë karshi të tjerëve, nëse s’ka dakordancë mes krerëve të institucionit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme