Nisma akuzon VV-në për “grabitje të mandateve”, e quan dyfytyrëshe

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 17:25 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate, përmes një konference për medie ka paraqitur disa argumente, ku Vetëvendosje kishte kundërshtuar më herët numërimin e votave të ardhura nga Serbia, raporton EkonomiaOnline.

Në fillim të konferencës është lëshuar një video të anëtarëve të KQZ-së nga Vetëvendosje në lidhje me verifikimin e votave nga Serbia, të cilët më herët i quajtën ato vota të pavlefshme.

Sekretari i NISMA-së, Bilall Sherifi, deklaroi se Vetëvendosje i refuzonte votat e Serbisë kur ishte e kënaqur me mandate dhe i quajti të  kontrabanduar, derisa tani tenton t’i grabisë.

“Kjo konferencë është thirrur për të demaskuar deklaratat e Vetëvendosjes të cilat nuk paraqesin asgjë më shumë se sa të keqën në variantin e vet. Derisa Vetëvendosje ishte e kënaqur me 29 mandate i refuzonte këto vota, duke i quajtur kontrabandë. Duke e parë tani që më këto vota donte grabisë mandatatet hoqi maskën, nga patriot doli grabitqarë. 42 mijë vota përball 3104 votave kriminale, induan ato sepse duan t’i grabisin. Çdo gjë tjetër është tendencë për të grabitur mandatet e huaja”, tha ai.

Sherifi potencoi se kjo që po bën Vetëvendosja është pafytyrësi e grabitqarit. Sipas tij, synimi i Vetëvendosjes është zvogëlimi i mandateve të subjekteve politike.

“Pakot e fletëvotimet nga Serbia janë dorëzuar fizikisht nga persona të caktuar. Nuk është plotësuar posta dërguese por vetëm pranuese. Votat janë dorëzuar nga dy persona për të cilët KQZ është deklaruar si të panjohur. Po te kishim pasur anëtarë në KQZ, donte kishte thënë më mirë. Këtu po shihet pafytyrësia dhe dyfytyrësia e grabitqarit. Ata kanë vetëm një hall dhe synim, fitorja e Vetëvendosjes dhe zvogëlimin e mandateve të partive tona të dhëna nga populli ynë”, tha ai.

Sherifi i bëri thirrje Vetëvendosjes që të heq dorë nga tentimi për grabitje, pasi siç tha ai këto i takojnë qytetarëve të Kosovës.

“Vetëvendosje po mundohet të grabit mandate. Presioni që është duke ou bërë PZAP-së, është një mesazh që dëshirojnë të ia dërgojë Gjykatës Supreme për t’i frikësuar. Por Nisma nuk do të pranojë një gjë të tillë. Jemi të zhgënjyer për faktin se ata që po paraqit si shpresë për vendin duan të udhëheqin vendin me grabitje. Po vazhdon me hajni dhe do të përfundon me hajni. I bëjmë thirrje Vetëvendosjes të heqin dorë nga këto tendenca sepse i takojnë qytetarëve të Kosovës dhe askujt tjetër”, tha Sherifi.

Të ngjashme