Nisma krenare që nisi pluralizmin në Drenas

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 21:40 | Nga

Nisma për Kosovë thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit nxorën në shesh një të vërtetë të madhe, se kjo komunë ishte lënë pas dore për vite të tëra.

“Zbulimi i kësaj të vërtete i pengonte shumë pushtetit prandaj e mobilizuan tërë aparatin Parti-Shtet që Drenasi të fitohej lehtë dhe shpejt dhe të mos shkonte as në balotazh”, thotë ky subjekt, nëpërmes një komunikate për medie, pas shpalljes së rezultateve që e nxjerrin humbës kandidatin e tyre.

Por, Nisma për Kosovën thotë se është krenare që e dërgoi Drenasin në Balotazh dhe dha kontribut në fillimin e pluralizmit të vërtetë në Drenas.

“Këto zgjedhje krijuan një realitet të ri i cili thotë qartë se askush më nuk e ka të sigurt fitoren vetvetiu”.

“Nisma në këto zgjedhje është përballë me shantazhe kërcënime dhe megjithatë anëtarët simpatizantët dhe qytetarët që u angazhuan për ndryshim nuk u zmbrapsën, por u angazhuan që alternativa për ndryshim të depërtojë te shumë qytetarë të Drenasit”.

“Kjo ishte vetëm një betejë, Nisma do të vazhdojë aktivitetin e saj në Drenas dhe për Drenasin. Nisma falënderon gjithë votuesit të cilët votuan për Isa Xhemajlin dhe alternativën për ndryshim”.

“Vetë fakti që për herë të parë Drenasi fituesin e vendosi në balotazh është fitore. Edhe njëherë zotohemi se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve të Drenasit”, thekson Nisma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme