Nisma mbledh strukturat e saj në Ferizaj e Shtime, fillojnë përgatitjet për zgjedhje

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate sot ka vazhduar vizitat e saj në Ferizaj dhe Shtime, me ç’rast ka taktuar strukturat udhëheqëse të kësaj partie në ato pjesë, transmeton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Shala është shprehur se në këto dy pjesë ka pasur gatishmëri të madhe për ta rritur sa më shumë NISMA-në dhe përkrahjen për programin e saj socialdemokrat.

Postimi i plotë:

Sot kishim takime me strukturat udhëheqëse të degëve të NISMA-së në Ferizaj dhe Shtime. Sikurse edhe në degët që vizituam këto ditë edhe sot diskutuam mbi përgaditjet dhe mobilizimin që këto degë po e bëjnë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Gatishmëri shumë e madhe edhe në degët e Ferizajt dhe Shtimes për ta rritur sa më shumë NISMA-në dhe përkrahjen për programin e saj socialdemokrat, program qeverisës ky i cili synim primar e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij.

E. SH

#NISMA 10+
#JemiGati

, program qeverisës ky i cili synim primar e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij.

E. SH

#NISMA 10+
#JemiGati

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme