Një grua me shami në takimin e Blinkenit me Kurtin, imami kosovar e quan Amerikën si djep të demokracisë

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Imami kosovar, Labinot Maliqi ka komentuar takimin e krerëve të shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, SHBA janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare.

“… në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sekretari Amerikan Antony Blinken, sot ka mirëpritur delegacionin e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke patur në tavolinën e tij zyrtare një grua muslimane e cila e bartë me krenari shaminë edhe gjatë këtij takimi dypalësh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare, në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna.

Të ngjashme