Një vit nga Marrëveshja e Uashingtonit, ish-kryeministri Hoti lajmërohet me një flamur amerikan

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka bërë një postim interesant për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një vit pas Marrëveshjes së uashintonit, që ai e nënshkroi në prezencë të ish presidentit Donald Trump, Hoti ka publikuar një fotografi të flamurit të ShBA’së.

Sipër kësaj fotoje, ai s’ka vënë asnjë mbishkrim.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme