Nuk ka më “shpresa”, LDK e Vetëvendosje nuk pajtohen

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 12:29 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të merren vesh për të kandiduar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit me një listë të përbashkët.

Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë thënë Klan Kosovës se bisedimet në mes të pëfaqësuesve të dy subjekteve politike sapo ka përfunduar pa sukses.

Siç merr vesh Klani, mospajtimi kryesor ka qenë se LDK nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Avdullah Hotit për postin e kryeministrit.

Detaje rreth këtyre zhvillimeve pritet të bëhen publike në konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje që është paraparë të mbahet në orën 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme