Numërimi i votave me postë fillon sonte në ora 19

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 17:46 | Nga

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka njoftuar se në QNR sonte duke filluar nga ora 19 fillon numërimi i votave me postë.

“Ju njoftoj se sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga ora 19:00 do të fillojë numërimi i votave me postë (5 246 vota me postë). Për numërimin e votave me kusht do t’ju informojmë me kohë”, ka thënë Ahmetaj përmes një komunikate të lëshuar për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme