Numërohen mbi 8000 vota me kusht

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar edhe 3019 vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, duke e çuar totalin e votave të numëruara në 8135.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 3775 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 1526, Lidhja Demokratike e Kosovës me 865 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 853.

Gjithsej, janë 31.500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara.

Të ngjashme