Ofensiva e vonuar për liberalizim

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Kosovës janë duke u përgatitur ta “bombardojnë” me raporte komisionarin e Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, kur në fillim të dhjetorit ai do ta vizitojë Prishtinën.

Kjo me synimin për ta ulur skepticizmin e vendeve të BE-së në lidhje me vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për kosovarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas kësaj, zyrtarë shtetërorë kanë ndërmarrë një ofensivë takimesh me zyrtarë të këtyre vendeve, me qëllimin që çështja e vizave të vihet në agjendën e mbledhjes së fundit për sivjet, të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të Këshillit të BE-së, i paraparë të mbahet më 6-7 dhjetor.

Komisionarit Hahn do t’i dorëzohet Raporti mbi shkallën e përmbushjes së Agjendës Evropiane të Reformave (ERA) për vitin 2018, por edhe lista e reformave që do të përfshihen në ERA-n e 2019-s. Asnjëri dokument nuk është final. Qeveria ka paralajmëruar ta përditësojë të parin, me qëllimin për ta rritur shkallën e zbatimit nëpërmjet një agjende urgjente të Kuvendit, ndërsa të dytin nuk pritet ta finalizojë deri atëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme