OSBE-ja mirëpret shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Prishtinë | 10 Dhj 2022 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kreu i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport, ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, për shtyrje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri – të planifikuara për 18 dhjetor – për në prill të vitit të ardhshëm.

“Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka thënë ai në Twitter.

Vendimin e Osmanit e kanë mirëpritur edhe vendet e QUINT-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme